Gara për Himarën/ Beleri: Rama, një bullizues që më akuzoi për të paditur, gati të nxjerr diplomën time universitare (VIDEO)

Gara për Himarën/ Beleri: Rama, një bullizues që më akuzoi për të paditur, gati të nxjerr diplomën time universitare (VIDEO)

Kandidati për kryetar bashkinë për Himanë, nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, në një komunikim për MCN live, hodhi poshtë aludimet se ka kërkuar helenizimin e Himarës, përmes një interviste në një medium grek.

Beleri i quajti ato trillime dhe përkthime të gabuara me qëllim denigrimin e personit të tij.

Unë dua të them përkthimi është një mashtrim i radhës. Në asnjë pjesë të intervistës nuk kam thënë për helenizmin e Himarës, kam thënë për të hapur shkollë tre gjuheshe deri në klasën e nëntë, me leje nga shtetit shqiptar, kjo duhet të vazhdoj deri në gjimnaz. Ajo është ajo që kam thënë unë, të tjerat janë trillime dhe përkthime gabim, intervista është aty greqisht, merrni një përthyes serioz dhe përkthejeni atë që është aty se çfarë kam thënë.

Nuk thashë, nuk them, nuk besoj të helenizoj Himarës, Himara ka dy komunitete grek dhe shqiptar dhe se janë në shekull këto komunitete dhe do të vazhdoj ti ketë.

Lidhur me faktin se kryeministri Edi Rama, e cilësoi si një njëri të paditur, Beleri tha se Rama, i kthyer në një njeri që bën fushatën e kandidatëve, bullizon për të fshehur gabimin e tij që rizgjodhi sërish një njeri që ka braktisur për 12 vite Himarën.

Shteti grek është një shtet demokratik dhe nuk ndërhyn në zgjedhjet e një shteti tjetër. Zgjedhjet bashkiake janë një ndër çështjet e qytetarëve që duan të zgjedhin administratorin. Vetëm në Shqipëri kam parë që kryetaret e partive dhe z.Rama merret  dhe bëjnë fushatën e kandidatëve. Rama në mitingun e tij në Himarë, hoqi kapelën e kryeministri dhe vuri kapelën e kryetarit të PS-së. Ai është kryeministër i të gjithë qytetarëve, këtë në Himarë ai e harroi, bëri disa deklarata j të mira, dhe dua ti them se himariotët janë të zgjuar dhe sa për diplomat qe ka secli, jam gati të publikoj diplomat e mia, unë ka diplomuar për marrëdhënie ndërkombëtare në njërin nga Universitetet më të mira në Athinë, por nëse duhet e nxjerr diplomën.

Ai më ka cilësuar analfabet, të paditur, në mungesë të programit, dhe në pamundësi për tu treguar himariotëve se pse kandidoi të njëjtin njeri që ka braktisur Himarën 12, vjet, kaloi te stili i tij te bullizmi. Besoj se donte të ngritën tonet, kërkoi votën për vete, zgjedhjet parlamentare janë pas dy vitesh, kjo tregon dëshpërimin e tij ndoshta edhe zgjedhjet e gabuar për kryebashkiakun e Himarës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy