Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj tha në Gjykatën Kushtetuese ku ka ankimuar shkarkimin e tij, se ritmi i marrjes së vendimit ishte mbresëlënës, sa i takon shpejtësisë.
Ai deklaroi se as vendimet për pandeminë apo tërmetin nuk kanë kaluar me atë shpejtësi të rrufeshme sa shkarkimi i tij.
Sipas tij, kjo është betejë edhe për ata që do të jenë në detyrë pas tij, duke përmendur me emra Ogerta Manastirliun, Florian Binaj dhe Arlind Qorrin.
Ka dy mënyra si thirret këshilli bashkiak, së pari e thërret kryetari për vendimet e veta, apo buxhetin dhe mënyra tjetër është kur e thërret këshilli dhe kur e thërret këshilli, këshilli fton kryetarin.
Kam marrë përgjigje nga sekretari i këshillit që nuk është anëtar i Këshillit Bashkiak. Nuk mund ta lije vetëm me sekretarin që nuk është as i zgjedhur.
Të shohësh nga televizioni i burgut që po mblidhet Këshilli Bashkiak për shkarkimin tënd...
Ne kemi pasur situata të tmerrshme pandemie tërmeti dhe nuk kanë kaluar me atë shpejtësi të rrufeshme sa u kalua shkarkimi nga këshilli, te Presidenti.
Më është mohuar ftesa, e drejta për të qëndruar aty. Unë besoj se fjalët kanë peshë dhe njerëzve duhet t’iu jepet mundësia të shprehen.
E thashë fyerja më e rëndë e jetës sime nga bashkëpunëtorët e mi, sepse ata e dinin më mirë nga të gjithë përkushtimin tim.
Efiçenca me të cilën shkoi nga padrejtësia në padrejtësi, ishte me një ritëm mbresëlënës. Ndoshta po ti shihja në sy do ju kujtoja se nesër mund të jenë ata pjesë e kësaj padrejtësie.
Kjo është një betejë që po e bëj dhe për ata që do të vijnë pas meje? Po sikur t’ia bëjnë Ogertës, Florit apo Arlindit?
Kërkesa duhet t'i shkonte Drejtorisë së Burgjeve që të më shoqëronin. Për 15 ditë, zelli politik kaloi Kushtetutën dhe ligjet.
Një strukturë e shtetit më mban në Durrës dhe një strukturë tjetër më thotë pse nuk je në Tiranë.
Duhet super kujdes me largimin, sepse mund të kthehet në precedent.



