Parlamenti i Lihtenshtejnit votoi legalizimin e martesës mes të njëjtit seks të enjten, duke e bërë vendin e 22-të në Evropë që miraton një vendim të tillë.
Ligjvënësit në mikroshtetin gjermanisht-folës votuan pothuajse njëzëri në favor të vendimit, ku 24 nga 25 deputetë e mbështetën me votën e tyre.
Daniel Seger, zëdhënës i grupit parlamentar për Partinë Konservatore të Qytetarëve Progresivë në Lihtenshtajn, e përshkroi miratimin e amendamentit të ligjit të martesës si një “lehtësim të madh”.
Ne ndjemë presionin dhe pritshmërinë se ne duhet të jemi vendi i fundit gjermanisht-folës që do të prezantojë martesën për të gjithë.
Gjermania, Austria dhe Zvicra legalizuan martesat e të njëjtit seks në 2017, 2019 dhe 2022, respektivisht.
Lihtenshtejni legalizoi për herë të parë partneritetet e regjistruara për çiftet e të njëjtit seks në vitin 2011, duke u dhënë atyre disa nga të drejtat e njëjta si çiftet heteroseksuale të martuara. Kombi i vogël alpin me më pak se 40.000 banorë priti paradën e parë të krenarisë në 2022.
Princi Hans-Adam II, shprehu mbështetje për martesat e të njëjtit seks, por kundërshtoi dhënien e të drejtave të birësimit të çifteve LGBTQ+.



