Një burrë që kërkonte një urdhër gjykate që vajza e tij 16-vjeçare të vaksinohej kundër Covid-19 pohoi se ish-gruaja e tij e kundërshtoi me forcë vaksinimin.
Burri nga Singapori teksa ka paditur ish-gruan, po aplikon te autoritetet që të lejojnë vajzën të bëjë vaksinimin dhe që ish-gruaja e tij, e cila ka kujdestarinë e përbashkët të fëmijës së tyre, të përballojë shpenzimet e tij ligjore, sipas një raporti të CNA.
Burri, i cili përfaqësohet nga avokati Chung Ting Fai, dëshiron që vajza e tij të marrë vaksinën antiCovid dhe pretendoi se ajo gjithashtu dëshiron të vaksinohet, sipas raportit të CNA.



