
Të paktën 14 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur pas një prej përmbytjeve më të këqija që Malajzia ka parë në dekada.
Tre ditë me shi të rrëmbyeshëm gjatë fundjavës shkaktuan përmbytje të rënda në tetë shtete, duke zhytur pjesërisht qytete dhe fshatra në ujë.
Qeveria ka qenë nën kritika të ashpra për reagimin e saj të vonuar. Disa persona janë raportuar si të zhdukur dhe po shtohet frika se numri i të vdekurve do të rritet ndjeshëm.

Që nga e hëna, rreth 51,000 njerëz ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre. Shumica e tyre ishin nga Pahang në bregun lindor të Malajzisë, një nga shtetet më të goditura.
Selangor, shteti i begatë dhe me popullsi të dendur ku ndodhet kryeqyteti Kuala Lumpur, u prek gjithashtu rëndë.
Imazhet që qarkulluan në internet treguan pjesë të qendrës së Kuala Lumpur të zhytur gjatë fundjavës, në nivele uji që nuk janë parë që nga një përmbytje masive në 1971.
Adding these incredible images from the flooding around Dataran Merdeka and Masjid Jamek to the photos in this old tweet with pictures from the KL floods of 1926 and 1971. https://t.co/NbdwaubhuN pic.twitter.com/zVOljkjcKB
— Soon-Tzu Speechley (@speechleyish) December 21, 2021



