
Komiteti Hetimor për sulmet në Capitol në 6 janar në seancën e tij të parë, mori në pyetje 4 oficerë policie.
Ishte një seancë e drejtuar pothuaj nga demokratët, pasi republikanët e bojkotuan atë, përjashtuar Liz Cheney dhe Adam Kinzinger të cilët vendosën të thyejnë gradat dhe ti bashkohen hetimit.
Të katër dëshmitarët e përshkruan sulmin në Capitol të egër duke e krahasuar atë me një fushë betejë mesjetare. Një prej oficerëve teksa kujtonte skenat e dhunës në Capitol u shfaq i përlotur para komitetit hetimor.
Të paktën 535 protestues janë arrestuar që nga sulmi që la pesë të vdekur, duke përfshirë një oficer policie. Prokurorët deri më tani kanë arritur të përfundojnë hetimet vetëm për një pjesë dhe të kërkojnë dënimin për ta.
Edhe ish-Presidenti Donald Trump u fajësua nga ligjvënësit si nxitës i sulmeve, por më pas u çlirua nga akuzat, duke mohuar përfshirjen në to.
Komiteti i zgjedhur prej nëntë anëtarësh u formua pasi republikanët kundërshtuan një komision të pavarur siç ishte ai që hetoi sulmet e 11 shtatorit 2001.
Trupi gjykues - i cili ka kompetenca për të thirrur dëshmitarë - pritet të hetojë rrethanat që çuan në trazirë dhe pse organet e zbatimit të ligjit nuk ishin të përgatitura mirë.



