
Gjermania e ka klasifikuar si zonë shqetësimi për shkak të Covid Britaninë e Madhe dhe do të ndalojë të gjitha udhëtimet jo thelbësore me të.
Sipas Euronews masat do të hyjnë në fuqi të dielën.
Ambasada Gjermane në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar se ky klasifikim i ri është bërë për shkak të shpërthimeve lokale të Covid në Britani, duke përfshirë raste të varianteve më infektive siç është varianti Indian aktualisht.
Ambasadori Andreas Michaelis tha se vendimi u mor pasi u analizuan të gjitha të dhënat dhe detajet e disponueshme dhe se sipas tyre nuk ka qenë një vendim i lehtë.
Qytetarët dhe banorët gjermanë që udhëtojnë nga Mbretëria e Bashkuar do të lejohen në Gjermani, të tjerët do të kenë nevojë për një arsye thelbësore. Të gjithë do të duhet të paraqesin një test negativ të Covid-19 jo më të vjetër se 48 orë dhe do të duhet t'i nënshtrohen një karantine dy-javore pas mbërritjes.



