Humbja 4-0 në miqësore, Dede: Mund të ketë qenë strategji e Tiranës

Humbja 4-0 në miqësore, Dede: Mund të ketë qenë strategji e Tiranës

Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV, duke folur për humbjen 4-0 ndaj Fenerbahces, deklaroi se kjo mund të ketë qenë edhe një strategji e Tiranës, para ndeshjes në Champions League.

Sipas Dedes, problemet në mbrojtje te kampionët e Shqipërisë, janë evidente.

Për sa i përket afrimeve të reja te Tirana në merkato, pavarësisht se kanë edhe 10 ditë kohë për t’u përgatitur, unë do thoja se është shpejt, për përshtatjen e prurjeve të reja.

Ndeshja me Fenerbahcen, është një test miqësor. Duhet të marrim parasysh diferencat mes dy ekipeve. Menaxhimi i kësaj ndeshje, mund të jetë bërë i tillë nga vetë trajneri Shehi. Mund të jetë edhe strategji e Tiranës, pasi mendon se kundërshtari mund ta studiojë dhe të shikojë elementët.

Megjithatë pësimi i katër golave, nuk të lë një shije të mirë. Kundërshtari e ka të lehtë, të ecë para. Ka probleme në mbrojtje dhe kjo është evidente. Në fund fare do të thoja që është vetëm një test miqësor. Ky 4-0, mund t’i bëjë lojtarët të reagojnë. Me këto 4 gola, mund të zbresin me këmbë në tokë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy