Shqiptaret si "Griselda Blanco", kapen me drogë dhe arsenal armësh

Shqiptaret si "Griselda Blanco", kapen me drogë dhe arsenal armësh

Dy gra shqiptare janë vënë në pranga e policisë italiane pasi akuzohen për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Pasi një kontrolli në banesën e tyre në zonën e Santeramo u është gjetur heroinë dhe kokainë.

Karabinierët kanë zhvilluar hetime mëngjesin e djeshëm, ku kanë bastisur pasurinë e zonës, që ndodhej në periferi të Santeramo, e cila ruhej nga dy gra me origjinë shqiptare, 71 dhe 21 vjeç.

Kërkim vijoi dhe në banesën e tyre, ku u gjet një sasi e madhe armësh dhe droge, që ishin nën kujdestarinë e dy femrave të arrestuara.

Mediat italiane raportojnë se gjatë aksionit janë kapur 3 pushkë dhe 5 kg drogë, që arrinin vlerën e çmuar prej rreth 100 mijë euro. Gjithashtu, në një zgavër të krijuar posaçërisht në oxhak, janë gjetur dhe 4.35 kg heroinë, ndërsa në një kërkim të mëtejshëm janë gjetur dhe 500 gr kokainë, një armë ajri e mbushur dhe një pushkë automatike e vjedhur, si dhe 8 gr marijuanë.

Gratë e arrestuara akuzohen për trafikun e sasive të mëdha të drogës dhe armëmbajtje, ndërsa pritet të përballen me drejtësinë italiane.  


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy