Përhapja me shpejtësi e variantit Delta, Sidnei rikthehet në izolim total (VIDEO)

Përhapja me shpejtësi e variantit Delta, Sidnei rikthehet në izolim total (VIDEO)

Bllokimi total rikthehet në Sidnei, Australi, ku pesë milion banorë nuk lejohen më të largohen nga shtëpitë e tyre "nëse nuk është absolutisht e nevojshme".

Kjo u njoftua nga Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian, ndërsa infeksionet vendosën një rekord të ri (44 raste të reja në 24 orë) me variantin Delta tani jashtë kontrollit dhe një fushatë vaksinimi që vazhdon jashtëzakonisht ngadalë në të gjithë kontinentin ku më pak se 10% e popullsisë është vaksinuar.

Sidnei, sipas mediave tani do të qëndroj për të paktën tri javë në bllokim me rregullore të reja, ku banorëve u ndalohet të udhëtojnë më shumë se 10 kilometra nga shtëpitë e tyre, ushtrimet në natyrë janë të kufizuara në maksimum dy persona së bashku dhe vetëm një person për familje mund të bëjë pazar. Jo më shumë se 10 persona mund të marrin pjesë në varrim.

Berejiklian po përpiqet të bëjë që banorët e Uellsit të Ri Jugor t'i përmbahen rregullave dhe të vaksinohen, duke paralajmëruar se shteti po kalon kohën më të keqe që nga fillimi i pandemisë.

Qytetarët e Sidneit shpresonin të dilnin nga bllokimi në 17 korrik, por ekspertët thonë se qeveria e shtetit mund të ketë nevojë ta zgjasë atë.

"Derisa të arrijmë zero infeksione ose afër zeros - tha Kryeministri i shtetit - ne nuk mund t'i heqim kufizimet".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy