
Disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vendin tonë, ndërsa shumica prej tyre, autoritetet bëjnë të ditur se janë vënë nën kontroll.
Forcat e shërbimit zjarrfikës, të mbështetur nga Forcat e armatosura dhe banorët e zonave të ndryshme janë angazhuar në izolimin e shuarjen e flakëve, situata paraqitet më problematike në fshatin Shetaj të bashkisë Durrës, ku flakët vijojnë të jenë aktive në Kepin e Rodonit.
Të mërkurën, prej orës 6 të mëngjesit 15 efektivë të zjarrfikësve, 3 mjete si dhe efektivë ushtrie kanë vijuar punën për shuarjen e flakëve. Një zjarr ka rënë pasdite edhe në zonën e Qafë Panjës, në bashkinë Pogradec. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe te pyllëzuar me ah dhe dushk. 3 hektar po digjen aktualisht ndërsa terreni është shumë i vështirë.



