Klarinetisti 20-vjeçar nga Pogradeci, Bruno Purbollari, i cili është bërë viral në rrjetet sociale teksa luan me instrument, tregon se gjithçka e ka nisur në moshën 10, 12-vjeçare.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai zbulon se xhaxhai i tij ka qenë ndihmesa më e madhe, i pari që i vendosi duart në instrument.
Ky është instrument do një moshë të caktuar për tu filluar, por vetëm nga dëshira e kam nisur.
Kam filluar me muzikën e tabanit, Korçës dhe Pogradecit, për këtë instrument duhet të jesh i informuar për pjesën e shkollës, ta marrësh me themel.
Pastaj gjatë periudhës së studimit me xhaxhanë tim në moshën 12-vjeçare ishte ai që më instruktonte.
Më pas hyra në lice dhe mbarova tre vitet e liceut me nota ekselente, më pas konkurrova për në Akademinë e Arteve dhe fitova.
I bie dhe saksofonit pasi e kam filluar pak më vonë. Video virale ku luaj 1 minutë pa ndërprerë e kishte hedhur në tik tok në vajzë, më pas e shpërndava.
Kam gjatë dimrit kërkesa në për të luajtur në lokale, vera ka më shumë lekë me dasmat.
Për klubet e natës pagesat mbi 200 euro, për dasmat është ndryshe normale.
Verën e kaluar kemi qenë mirë rreth 35-40 dasma, pastaj evente të tjera si ditëlindje. Me bakshishe jam marshallah.
Aktualisht po punoj me çunat e bandit tim, por kam pasur bashkëpunim edhe me këngëtarë të tjerë. Çdo vit fillojnë dhe rriten kërkesat.



