Më mirë me SPAK apo pa të? Shehaj: Mund të shkrihet, por SPAK ka bërë historinë e drejtësisë

Më mirë me SPAK apo pa të? Shehaj: Mund të shkrihet, por SPAK ka bërë historinë e drejtësisë

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u debatua lidhur me SPAK dhe pavarësinë e këtij institucioni nga politika.

Kryetari i partisë më të re “Mundësia”, Agron Shehaj u shpreh se SPAK ka bërë historinë e drejtësisë në Shqipëri.

Çështja është se ne duhet të themi që SPAK mund të shkrihet nesër, por ai ka bërë historinë e drejtësisë në këtë vend. Në 35 vite, kurrë nuk është arrestuar krahu i djathtë i kryeministrit.

Duhet ta krahasojmë SPAK-un me atë që kishim përpara. Nëse ne mendojmë se drejtësia duhet të jetë ashtu siç e kemi ne në mendje, nuk ka për të qenë kurrë e tillë, mjaftueshëm e mirë.

Diskutimet që po bëhen këto javë, SPAK ka arritur të sjellë disa rezultate, si në rastin e Veliajt. Janë mbledhur mjaftueshëm prova, etj. Unë mendoj se debati që duhet bërë është midis luftës që ka filluar mes pushtetit, Edi Ramës, dhe drejtësisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy