Simo: Gratë vetë e justifikojnë dhunën. Mentaliteti po zhbëhet pak nga pak, kemi nevojë dhe për një dekadë tjetër për ndryshime rrënjësore

Simo: Gratë vetë e justifikojnë dhunën. Mentaliteti po zhbëhet pak nga pak, kemi nevojë dhe për një dekadë tjetër për ndryshime rrënjësore

Gratë në Shqipëri janë më të ekspozuara ndaj dhunës në familje dhe prej vitesh ky fenomen në baza mentaliteti ka çuar në shtimin e vrasjeve të grave, vlerëson sociologia Marsi Simo.

Në një intervistë për programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, Simo, thotë se rëndom në vend gratë e kanë justifikuar vet dhunë në familje.

Më e keqja është se gratë e justifikojnë këtë lloj dhune, këtë krim, përmes etiketimeve të atilla duke ua vendosur fajin gjithmonë gruas. Dhe prandaj, ende vazhdojmë të kemi moskallëzime të rasteve të dhunës, vazhdojnë të kemi ende një dominancë të kësaj shoqërie në tërësi të dhunshme.

Shkaqet janë nga më të ndryshmet, por le ta shoh pas pozitive, është fakti se është arritur një lloj ndërgjegjësimi.

Megjithëkëtë, sociologia Simo, vlerëson se mentaliteti i tillë po zhbëhet pak e nga pak, dhe më dhuna nuk po mbahet brenda katër mureve.

Sipas saj, kërkohet edhe një dekadë për të kapërcyer këtë dukuri.

Nuk jemi si më parë që dhuna mbahej brenda katër mureve, edhe ndoshta gjithë familjaret përpiqeshin ta zgjidhin vet ata ose në forme detyrimi që të qëndroni se burrat kështu janë.

Ky mentalitet po zhbëhet pak e nga pak, por kam përshtypjen se kemi nevojë edhe për një dekadë tjetër ose edhe më shumë që të mos përdoret ose te jepet si një lloj justifikimi për vajzat dhe gratë që ato ta durojnë dhunë dhe të bashkëjetojnë me dhunës sikur është diçka normale.

Jemi në fazën kur po ziejmë si shoqëri, ku përplasemi, ku kërkojmë ndihmë dhe them se nuk arrijë dot ta kapërcejmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy