Nga kontratat me punonjës të huaj tek problemet prej pandemisë, Edvin Prençe flet për sektorin e fasonerisë

Nga kontratat me punonjës të huaj tek problemet prej pandemisë, Edvin Prençe flet për sektorin e fasonerisë

Nevojën më të madhe për fuqi punëtore në këtë sezon e ka pasur sektori fason. Kreu i Shoqatës Pro Eksport, Edvin Prençe në një lidhje skype për edicionin e lajmeve të MCN TV tha se ka shumë biznese fasone të cilat kanë firmosur kontrata me të huaj dhe sipas tij kanë sot brenda kompanive të tyre rreth 500 punonjës. Prençe gjithashtu theksoi se pandemia e ka goditur këtë sektor dhe një rimbyllje për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve do shkaktonte një krizë të madhe dhe të parikuperueshme në këtë sektor.

Intervista e plotë:

Prençe a keni nënshkruar kontrata për marrjen e punëtorëve sezonalë nga vendet e Azisë apo rajone të tjera dhe nëse po, a i zgjidh kjo mungesat që keni?

Prençe: Personalisht akoma nuk kam firmosur kontratë për marrjen e këtyre punëtorëve, por ka shumë biznese fasone që tashmë i kanë punonjësit brenda kompanive të tyre. Mund të flasim për një shifër rreth 500 punonjës. Shpresojmë të ketë mundësi edhe për mosmbylljen e kufije në mënyrë që ky biznes të mos dëmtohet.

Cilat janë nevojat që ka sektori i fasonerisë sot zoti Prençe, përveç forcës së punës le të themi?

Prençe: Duke nisur që nga vitet 90 shqiptarët e kanë sytë nga emigrimi nuk përpiqen të punojnë këtu.

Mos ka të bëjë kjo edhe me pagat, sa paguhet një punonjës fasonerie?

Prençe: Po të marrim një mesatare arrin në 35 mijë lekë të reja për punonjës. Por po të marrim edhe Rajonin ne e kemi pagën në nivelin më të lartë për sa i përkon pagës minimale. Problematika jonë më e madhe është që kërkesa e prodhimit është rritur dhe shpresojmë që të rritet edhe më shumë, por kemi frikën e mbylljes. Për sektorin tonë do të ishte krizë e madhe dhe nuk do kishte mundësi për ringritje.

Gjatë periudhës së pandemisë u fol për mungesë likuiditeti të sektorit fason. Si është situata?

Prençe: Është e vërtetë që ka mungesë likuiditeti dhe jemi në bashkëpunim me qeverinë për një mbështetje në këtë sektor dhe kjo do ti jepte një mundësi më shumë të ringrihej. Nëse flasim për paketat e vitit të kaluar, garancia sovrane 1 është plotësuar nga sektoret tona, garancia sovrane 2 ishte një blof dhe nuk ishte e aplikueshme nga sektori jonë.

Procesi i fiskalizimit kërkon kohën e tij. Faturat tona për eksport janë në euro dhe kur duhet të aplikojmë është në lekë dhe është mbifaturim. Po flasim për të gjetur një rrugë të mesme. Gjëja më kryesore është që nuk do ketë gjoba deri në janar të 2022-shit dhe kjo është shumë e mirë për sektorin tonë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy