
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë paralajmëruar Milorad Dodikun mbi idenë e tij të shkëputjes.
SHBA-ja ka thënë se nuk do të qëndrojë anash nëse kreu i entitetit Republika Serbe, Dodik, vazhdon ta shtyjë Bosnjën e Hercegovinën drejt konfliktit.
“Milorad Dodik e ka gabim nëse mendon se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë mënjanë ndërsa ai ndjek agjendën e tij separatiste dhe e shtyn Bosnjën e Hercegovinën drejt konfliktit. Çdo përpjekje e një entiteti apo ndonjë njësie tjetër nënshtetërore për t'u shkëputur është një veprim anti-Dejton që nuk do të tolerohet. Republika Serbe është një entitet brenda shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Është pjesë integrale e vendit, por as Republika Serbe dhe as Federata nuk ekzistojnë jashtë Bosnje-Hercegovinës”, ka shkruar Ambasada amerikane në Sarajevë në reagim ndaj Dodikut.



