Liqeni Bajkal është më liqeni më i thellë në botë. I ndodhur pranë Siberisë, ai bëhet shpesh “viktimë” e temperaturave ekstreme të ulëta.
Shpesh, në dimër, shtresa e akullit, e cila formohet menjëherë për shkak të temperaturave tepër të ulëta, zë në “çark” flluska ajri, duke e bërë akullin të duket ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim.
Fotografja ruse, Kristina Makeeva, e ka dokumentuar me një seri fotosh këtë fenomen të rrallë. Ajo thotë se flluskat janë në të vërtetë gaz metani, i cili çlirohet nga shtrati i liqenit.
