
Avokati i 22-vjeçares keniane e cila u gjet e plagosur rëndë në afërsi të banesës së saj, Henri Bici thotë se e kanë mësuar ngjarjen, pasi janë pjesë e një organizate jofitimprurëse që ofron shërbim ligjor falas në Tiranë dhe se gjithçka e kanë mësuar me anë të burimeve të saj.
Në një intervistë për MCN Tv, ai deklaroi se fillimisht u mësua se vajza ndodhej në Spitalin Ushtarak, për shkak të ngjarjes së ndodhur në muajin gusht dhe se kolegët e tij kanë marrë kontakt me nënën e vajzës keniane, e cila ndodhet në gjendje të rëndë.
Nga bisedat me nënën kam mësuar se kjo vajzë ka pësuar dëmtime të rënda nga data 14 gusht 2022, në fillim te spitali ‘Nënë Tereza’ dhe më pas e dërguan ‘Spitali Ushtarak’, për mjekim të mëtejshëm.
Jemi munduar që t’i vijmë në ndihmë nënës së saj me mbështetje ligjore se ofrojmë ndihmë juridike falas, iu drejtuam Prokurorisë Tiranë, për informacion zyrtar lidhur me rast.
Rasti është nën hetim, nga komunikimet me Prokurorinë. Janë marrë deklarime nga personat që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Nuk kemi konkluzione nga Prokuroria, se duan kohën e tyre, për ekspertimin.
Nuk mund të flasim për pista konkrete, se jemi ende në fazën e hetimeve. Procedimi është nisur për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’, organi i akuzës po kryen hetime dhe pas mbledhjes së provave dhe akteve të ekspertimit, do dalim me konkluzion të saktë.
Nga ana e Prokurorisë janë marrë deklarime nga persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen. Deri në konkluzionin e hetimeve, nuk mund të japim një konkluzion të saktë mbi të personat që mund të kenë përgjegjësi mbi ngjarjen.
Janë marrë në pyetje persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen nuk mund të japë detaje për persona konkret, për të mos nxjerrë konkluzione të gabuara.
Prokuroria do dal me konkluzion lidhur me dëshmitarin.
Lidhur me pretendimet se mund të jetë dhunuar nga shoqet me të cilat ndante banesën, deklaroi se Prokuroria po administron çdo provë, por detaje të tjera nuk mund të japë.
Kjo shtetase kishte disa muaj që qëndronte në vendin tonë, nuk di për kontratë pune. Ka qenë me dëshirën e saj në Shqipëri dhe ka pasur kontakte me familjen e saj rregullisht, deri një ditë para se të zbulohej ngjarja.
E ëma e vajzës shtetase e huaj, nuk e njeh gjuhën shqipe, informacioni që mund të merrte ka qenë i kufizuar, duke mos pasur njohuritë e duhura ligjore dhe asistencën dhe është dashur të kujdeset vazhdimisht për vajzën.
Që nga momenti që kemi marrë kontakt me nënën e vajzës, i kemi siguruar mundësitë që të ketë mbështetje psikologjike dhe ligjore.
Po mundohen si nëna si organizata të ndryshme që vajza të dërgohet për mjekim të specializuar jashtë vendit. Deri në këtë moment nëna nuk ka asnjë presion.
I pyetur nëse ka pasur kontakte me Inspektoriatin e Punës, lidhur me kushtet e punës që punonte, 22-vjeçarja deklaroi se nuk kanë informacion dhe se momentalisht po investohen në ngjarjen ku ka mbetur e dëmtuar e reja.
Avokati mohoi që të jenë përballur me kërcënim, pasi janë një organizatë që ofron shërbim falas.



