Reso: Dosjet s’mund të hapeshin nga ish-komunistët! Funksionarë të PD u vendosën qëllimisht me dosje

Reso: Dosjet s’mund të hapeshin nga ish-komunistët! Funksionarë të PD u vendosën qëllimisht me dosje

Ish-deputeti Bardhyl Reso deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se shumë nga funksionarët e PD janë vënë qëllimisht njerëz që kishin dosje.

Reso theksoi se është gabim i madh që s’u hapën dosjet që në fillim, por shtoi se kjo gjë nuk mund të bëhej nga ish-komunistët.

Dosjet në Shqipëri janë përdorur vetëm për qëllime politike, që s’i kanë shërbyer dekomunistizimit të vendit, por interesave të drejtuesve politikë. Çudia më e madhe është që tamam pinjollët e ish-komunistëve dalin sot dhe japin emra të njerëzve që kanë bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit. Si mund të bëhej hapja e dosjeve në një vend që erdhi demokracia por pushtetin e morën prapë ish-komunistët, si ish-sekretarët e partive. Nxjerrin edhe emra, që gjysma e drejtuesve të PD dalin të gjithë spiuna! Është gabim i madh që s’u hapën që në fillim dosjet. Dosjet i kanë shfrytëzuar në mënyrën më të poshtër. Do t’u them një shembull: Ngarkojnë shërbimin e Gazidedes për të parë pastërtinë e figurës që i kërkonte ‘Doktori’ që t’i emëronte në poste. I marrin dhe i shikojnë, dikush kishte, dikush s’kishte. Gazidedja pasi i shikon emrat e atyre që ishin me dosje në Sigurimin e Shtetit, tha këto emra mos i ço sepse doktori ose do t’i bëjë ose zv.ministra ose drejtorë! Shumë nga funksionarët e PD janë vënë qëllimisht me dosje. Sepse ajo i përmendej. Nuk mund të hapeshin dosjet nga ish-komunistët që erdhën në pushtet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy