Mbeten në burg zyrtarët e bashkisë/ Kalemaj: Korrupsioni është trashur shumë. I qëndroj tezës që Rama s’do ta djegë Veliajn

Mbeten në burg zyrtarët e bashkisë/ Kalemaj: Korrupsioni është trashur shumë. I qëndroj tezës që Rama s’do ta djegë Veliajn

Politologu Ilir Kalemaj komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV lajmin e fundit, ku GJKKO la në fuqi masat e arrestit me burg për zyrtarët e bashkisë së Tiranës. Kalemaj theksoi që korrupsioni është majisur dhe trashur aq shumë, duke shtuar se ata që po anëtarësohen në PS, ose presin t’u zënë vendin drejtorëve të larguar, ose punojnë “me kohë sahat”. Kalemaj shtoi se i qëndron tezës se kryeministri Rama s’ka për ta prekur kryebashkiakun Veliaj.

Fakti që tre drejtorët më të rëndësishëm të bashkisë së Tiranës sot janë të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, dhe janë pas hekurave, ku dy të fundit ishin para pak ditësh, një nga drejtorët e shumëpërfolur Mariglen Qato, si dhe personi tjetër, ish-drejtori i UKT-së, janë dy rastet e fundit, që sipas një skeme të mirëmenduar, të kopsitur, një kompani që këta kishin krijuar, vet këta i jepnin kompanisë së tyre miliona euro nga buxheti i bashkisë, dhe po këta persona kanë qenë drejtues të shtabit elektoral të Erion Veliajt, që kanë qenë në krye të një rrjeti të patronazhistëve të paguar me paratë publike, bashkëpunëtorët më të ngushtë të Veliajt, që del sot pa pikë turpi dhe thotë që ne kërkojmë njerëz më integritet të ofrohen në PS te këta 29 mijë anëtarësimet e reja. Kërkojmë njerëz me integritet se po na dalin të gjithë drejtorët të korruptuar, na dolën që kanë dhënë tendera fiktiv.

Këta vjedhin 15 milionë euro nga paratë e taksapaguesve, ngatërrohet emri thuhet që është kompani ndërkombëtare, bëhen investitorë strategjike, jo vetëm pastrojnë paratë, por u jepen edhe para të tjera për të garantuar investimin. Është trashur dhe majisur dhe është qelbur aq shumë korrupsioni aq shumë saqë nuk e di këto anëtarësimet e reja nga vijnë, ose nga aspirantë për të zënë vendin e këtyre drejtorëve që po ikin, ose janë ata që presin të punojnë me kohë sahat, të kem sa të kem mundësi, do dënohem për shpërdorim detyre, me 1-2 vjet burg, s’me konfiskohet asnjë aset, do shijojë paratë. Mbi 700 mijë pensionistë kanë një pension 16500 lekë, dhe nga paratë e këtyre që nuk rriten pensionet, merren paratë dhe jepen në Portin e Durrësit, u jepen me një llokmë patronazhistit të radhës.

Edhe një që s’ka fare dijeni se ca ndodh në këtë vend, vetëm kur shikon surretërit e këtyre, s’duken si drejtorë por si banditë, s’kanë lidhje me zyrtarin. Një hajdut zëvendëson tjetrin, një patronazhist zëvendëson tjetrin, ka pak shpresë. Nëse është qelbur nga koka gjithë sistemi. Nuk e dimë ca do ndodhi, do japë dorëheqjen (Veliaj) apo do procedohet për shkak të inceneratorëve. Unë i kam qëndruar gjithmonë tezës që Rama s’ka për ta djegur z.Veliaj. Dy krahët e tij të djathtë janë katapultuar në qeveri. E kam parë si fuqizim të Veliajt këtë. Pastaj do shihet se ca do ndodhë në të ardhmen, nëse Rama do ta mbajë deri në fund, apo do ta lëshojë Veliajn. Nuk dua të bëjë orakullin”.

Lidhur me zhvillimet e fundit në bashkinë e Himarës, Kalemaj tha:

Ka 13 këshilltarë bashkiakë PS, por realisht kryetarja e re e bashkisë mori 15 vota. Dy nga votat e marra ishin nga këshilltarët e opozitës dhe 4 vota kundër. Kjo mund të lexohet në faktin që ata këshilltarë janë dhe qytetarë të asaj bashkie dhe duan një farë normaliteti, por mund të jetë edhe në formë pazari, mund të jenë blerë nga mazhoranca. Por pa pasur fakte s’mund të themi që ka ndodhur kjo apo ajo. Sa i përket kuadrit ligjor ha diskutim, pasi nuk kemi një nen në Kushtetutë për këtë gjë. Por është një çështje në thellësinë e saj politike, që ka marrë ngjyresa gjeopolitike. Nuk duhet të marrë ngjyrime të tjera gjeopolitike, dhe interpretime të karakterit ligjor, pasi është një çështje thelbësisht politike. Unë nuk mendoj që z.Rama ka ngritur telefonin dhe i ka kërkuar një prokuroi që arrestoni Jorgo Goron. Ky është referuar si rast në SPAK nga z.Beleri. Ata kanë hetuar, kanë bashkuar dy çështje. Për mua nëse Goro lihet me kaq, është një mënyrë për t’i lënë një rrugëdalje. Në fund të ditës s’do bëj as 6 muaj burg edhe nëse shpallet i fajshëm. Është një skenar win-win për mazhorancën, por s’mendoj që Rama ka marrë në telefon SPAK-un”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy