Trajnerja e jogës dhe arteve marciale Andrea Berner, është një grua gjermane e dashuruar me Shqipërinë.
Nga studio e emisionit “Zgjohu me MCN”, ajo tregoi se ka ardhur në Shqipëri në vitin 2018 dhe që ditën e parë u ndje si në shtëpi, për shkak se i sheh njerëzit janë shumë të dashur dhe mikpritës dhe në jetën e përditshme merr shumë dashuri.
Berner shton se gjermanët kanë shumë se çfarë të mësojnë nga shqiptarët.
Kam 7 vite në Tiranë. Kam punuar 7 vite në një projekt të Komisionit Europian, e kam bërë këtë dhe më parë në Gjermani për të mbështetur Shqipërinë që të bëhet anëtare e komunitetit europian.
Një ditë një mike më tha se mund të shkoja në Shqipëri. Kam shumë fat, kam shumë miq shqiptarë. Kam miqësi të ngushtë me një familje shqiptare. E kam mësuar që në fillim, se doja të flisja me të gjithë personat dhe jo vetëm me ata që dinë anglisht.
Kisha një mësuese shqiptare, pas 6 muajsh isha mirë, pastaj më kanë ndihmuar dhe familjet shqiptare. Një ditë kam çuar një fëmijë me nevoja speciale në joga dhe arte marciale dhe aty instruktori më ftoi të provoja kung fu dhe u përfshiva e gjitha.
Kung fu të forcon mendërisht dhe fizikisht, të shpëton nga bllokimet e brendshme. Tani jam vetë trajnerë e kung fu dhe joga.
Ndihesh i forcuar, nuk merresh vetëm me celular dhe kompjuter, e ndjen veten të fortë. Gjermanët mund të mësojnë nga shqiptarët.
Shqiptarët janë shumë të veçantë, nuk ndikohen nga krizat e jashtme, janë të relaksuar. Në jetën e përditshme janë shumë të hapur.
Unë vij nga një kulturë shumë formale. Këtu e stakojnë, në një kafe flitet për problemet. Dhe pika e tretë është mbështetja te familja të shoqëria. Mbështetja nuk është me këshilla, por me veprime konkrete.



