
Cirku në ujë në Liqenin e Tiranës, u përcoll me kritika në shoqërinë shqiptare, për mesazhin dhe figurat që u pasqyruan aty.
Lindita Pano, aktiviste, tha në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se kjo është një shfaqje, pjesë e agjendës së javës LGBT.
Sipas saj, ajo ishte një shfaqje që ne e ndaluam në kinematë e Tiranës teksa Veliaj e dha në ambiente publike.
Ka qenë pjese e agjendës, nuk ka ndodhur rastësisht. Mendoj se është pjesë e kolonës, pjese e aktiviteteve të kësaj jave.
Dhe është zgjedhur pikërisht kjo javë për te dhënë mesazheve dhe mesazhi me atë personazh dhe janë përpjekur ti quajnë njerëzit injorant që nuk e kane pëlqyer si shfaqje dhe të paedukuar.
Dhe është thënë se ky është një personazh i krijuar nga një personazh dhe magjistrat francez. Kjo figurë jep agjendën e kësaj jave që te jesh një herë mashkull një herë femër, jep idenë e fluiditetit.
Mua më vjen keq dhe s’dua të gjykoj prindërit që ishin aty, pa kuptuar sepse ne ishim përpjekur ta ndalonim këtë shfaqje në kinematë e Tiranës, një vit më parë, atë që u përpoqën ne ta ndalonin, kryetari i Tiranës e solli në ambiente publike.



