Afera e pronave të ushtrisë/ Bashkëshorti i Olta Xhaçkës paraqitet në SPAK (VIDEO)

Afera e pronave të ushtrisë/ Bashkëshorti i Olta Xhaçkës paraqitet në SPAK (VIDEO)

Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka është paraqitur sot në SPAK.

MCN TV mëson se ish-deputeti i Partis Socialiste po pyetet në lidhje me hetimet për aferën e pronave të ushtrisë.

Kujtojmë që Fredi Beleri depozitoi një kallëzim në SPAK ndaj ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, bashkëshortit të saj Artan Gaçi si dhe Jorgo Goros.

Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:

Artan Gaçi është paraqitur në orën 10:00 dhe po pyetet nga oficerët e BKH. Ndërsa një ditë më parë ka qenë kryebashkiaku në detyrë Jorgo Goro që ka dhënë sqarime. Jemi interesuar në SPAK me çfarë lidhet prania e tyre. SPAK shprehet i rezervuar duke thënë se po hetojmë për tjetërsimin e pronave të ushtrisë në bregdet, po ashtu edhe kallëzimin e Fredi Belerit, ku flitet për statusin e investitorit strategjik të marrë me pa të drejtë dhe tjetërsimin e pronave nga investimet që përfaqësohen nga kompanie  z. Gaçi. Burime bëjnë me dije se hetimet e SPAK për pronat e ushtrisë dhe tjetërsimin e pronave në Himarë janë drejt fundit”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy