Ramabaja: Ka nisur shthurja e rendit të vjetër, është koha për një federatë Shqipëri-Kosovë

Ramabaja: Ka nisur shthurja e rendit të vjetër, është koha për një federatë Shqipëri-Kosovë

Studiuesi Sadri Ramabaja, njëkohësisht drejtues i Institutit për Gjeopolitikë, thotë se zhvillimet e dy viteve të fundit në Europë, por edhe në botë, tregojnë krisjen e rendit të vjetër.

Zhvillimet e dy viteve të fundit dëshmojnë se tashmë ka filluar shthurja e rendit të vjetër, ndërtuar që prej Westfalisë, Jaltës dhe Teheranit. Rikthimi i gjeopolitikës nënkupton rigrupime të reja gjeopolitike. Nëse prej fillimit të viteve 90 dhe deri në dekadën e parë të shekullit mund të flisnim për një qendër drejtuese, tashmë nuk mund të flasim për Shtetet e Bashkuara si kjo qendër. Në lojë kanë hyrë fuqitë rajonale, duke mos përjashtuar as Ballkanin.

Ramabaja thotë se ky është momenti kur shqiptarët duhet të angazhohen për një krijimin e federatës shqiptare.

Shqiptarët të gjendur në një situatë kur rendi i ri europian merr formën e vet në përmbyllje të luftës në Ukrainë, atëherë duhet të shkojnë drejt federatës shqiptare. Është moment historik për të ecur drejt kësaj platforme. Gradualisht do të mund të fillonte të vihej në jetë në dy forma: orientimi i plotë i Shqipërisë dhe Kosovës drejt familjes europiane, perëndimore. Ajo që e bën më të vështirë këtë proces është të qenit e të dy republikave në nivele të ndryshme të shtetit ligjor, demokratik dhe ekonomik. Kosova ka shënuar hapa përpara duke dhënë garanci partnerëve se shqiptarët janë në gjendje të vetëqeverisen. Në drejtimin e dy qendrave, Prishtinës dhe Tiranës lë për të dëshiruar. Sepse ka projekte që nuk shkojnë në këtë drejtim si p.sh. Ballkani i Hapur. Angazhimi i elitës intelektuale shqiptarë si dikur rilindasit, është momenti të rikthehemi në këto pozicione dhe ta ribëjmë Shqipërinë.

Ramabaja shtoi se pozita e shqiptarëve në raport me fuqitë e mëdha është shumë më e favorshme se shekuj më parë.

Ka një garë për dominim edhe brenda bllokut perëndimor. Është evident pozicionimi shumëngjyrësh i Turqisë. Por edhe imponimi i theksuar i ish-superfuqive në Ballkan sikur në periudhën e përmbysjeve të dy perandorive. Depërtimi i Gjermanisë në këtë pjesë të kontinentit nuk shihej mirë nga të tjerët. Kjo vihet re edhe sot. Por në dallim nga ajo kohë kur Shqipëria nuk kishte asnjë prej këtyre aleatëve, ndryshon sot.

Ramabaja është autor i librit “Rikthimi i gjeopolitikës”, botuar dy vjet më parë në shqip. Ndërkohë, në anglisht, ai është botuar pak ditë më parë, me dy kapituj të shtuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy