Çështja Epstein/ Publikohet lista e emrave të bashkëpunëtorëve dhe viktimave të financierit amerikan

Çështja Epstein/ Publikohet lista e emrave të bashkëpunëtorëve dhe viktimave të financierit amerikan

Një gjyqtare e Gjykatës së Nju Jorkut ka nisur të zbulojë emrat e kontakteve, të njohurve, të afërmve, viktimave dhe bashkëpunëtorëve të dyshuar të financierit amerikan Jeffrey Epstein, i akuzuar për krime seksuale, por që kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019 përpara se të gjykohej. 

Deri më tani janë zbuluar 150 deri në 180 identitete, të marra nga një mijë faqe dokumentesh gjyqësore të bëra publike nga sistemi i drejtësisë federale në Manhatan.

Ndër këto emra përmenden edhe ish-presidentët demokratë Bill Clinton (1993-2001) dhe republikanin Donald Trump (2017-2021), por nuk ka dalë asnjë fakt që t’i lidhë ata me veprime të paligjshme apo të dënueshme.

Donald Trump, miliarderi njujorkez përmendet në dokumente si një person që ka njohje me Esptein, por nuk përmendet ndonjë sjellje kriminale e tij.

Nga ana tjetër emri i Bill Clinton përmendet dhjetëra here në këto dokumente, por, përsëri, pa ndonjë tregues të qartë të fakteve të paligjshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy