Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sipas mediave të huaja ka thënë se ai mund të sulmojë objektet ushtarake në vendet që e kanë lejuar Kievin të përdorë raketat e tyre për të goditur Rusinë, një kërcënim ky i dukshëm për SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.
Analisti i sigurisë dhe drejtori i Storm-RKS, Argjend Zejnaj, numëroi në analizën e tij për “MCN live”, disa fakte që gjykuar sipas tij, në fundin biologjik të diktatorit Putin, do të mund të çonin drejtë një luftë të tretë botërore, me gjasë mes fuqive bërthamore.
Putin është në fundin e mandatit biologjik dhe autokratët, për të mos thënë diktatorët si puna e Putin, në ditët e fundit të jetës mund të jenë shumë të rrezikshëm, dëshirojmë të lënë shenja të mëdha për të cilat mund të përmenden.
Kësaj radhe Putin mund të jetë një djall për të ardhmen e botës përgjithësisht, kemi këtu tashmë dhe lejen e Ukrainës që të përdorë armë me rreze veprimi që përfshin territorin rus, më thellë se deri tani, dhe kjo është një kundërpërgjigje e Putinit, që urojmë të jenë vetëm kërcënime teorike, politike por jo edhe praktike, sepse do të shkonim drejt një lufte të tretë Botërore, për dallim prej luftës se Parë dhe të Dytë, e cila kësaj radhe do të zhvillohej mes fuqive bërthamore.
Këtu kemi parasysh edhe Iranin që po modernizon centrifugat e saj për prodhimin e armëve, të kokave nukleare, pastaj edhe furnizimi i Rusisë për Korenë Veriore në këmbim të marrjes së ushtarëve për ti përdorur ne frontin e luftës me Ukrainës.
Poashtu kemi parasysh edhe qasjen në fund të mandatit të administratës së presidentit Biden të luftën Ukrainë-Rusi, dhe lëshimi fundit për Netanyahun dhe të disa eksponentëve të Hamasit, krejt këto zhvillime Kosovë e bëjnë krejt të pasigurte duke pas parasysh se Serbia, e ka dëshirë të merr disa modelet te rikthimit të territoreve.
Ndërkohë Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë ka lëshuar dje urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e, të akuzuar për krime të dyshuara lufte.
Anaslisti i Sigurisë, Zejnaj, këtë e cilëson më shumë në emër të presionit ndaj Netanyahut për ta ulur ne tavolinën e bisedimeve.
Mendoj se është një presion, hapje e rrugës për uljen të tabelën e bisedimeve në atë që po konsiderohen negociata në Egjipt, për tu arritur një armëpushim me datë të papërcaktuar dhe që të rikthehet stabiliteti në pjesën e Gazës dhe për tu tërhequr nga një pjesë e saj nga ushtria izraelite.
Netanyahu është i zënë ngushtë gjithsesi nga krahu i ekstremit të djathtë që ka brenda qeveris së tij, i cili nuk po e lejon të bëj hapa prapa dhe të ulet në tavolinën e bisedimeve.
Për mendimin tim, kjo çështje e ka arrit kulmin e vet dhe nuk ka mbetur asnjë çështje veçse të futet në luftë konvencionale klasike me Iranin dhe Libanin, asgjë tjetër nuk ka mbetur, Hezbullahun e ka shtyrë drejt qendrës së Libanit, nuk e ka më në kufi, ku supozohet se ka qenë në rrezik të vazhdueshëm, poashtu Hamasi është një strukturë e shkapërderdhur që nuk po arrin të konsolidohet më me liderët e saj dhe kam parasysh edhe Netanyahu është dakord që të ulet në tavolinën e bisedimeve dhe të mbyll këtë ofensivë ushtarake dhe politike me mbikëqyrje me te rreptë drejt Gazës ose drejt territorit palestinez, në këtë rast edhe drejt Hamasit, si krah ushtarak.
Edhe Irani duhet ti kërkojë falje Izraelit për veprimet të cilat i ka ndërmarrë duke i furnizuar këto dy grupe me informata dhe armatim dhe për sulmet që i shkaktuara në territorin e Izraelit.



