Arben Pëllumbi: Ligji i dekriminalizimit duhet të jetë i përkohshëm, por të gjitha palët kishin nevojë për të (VIDEO)

Arben Pëllumbi: Ligji i dekriminalizimit duhet të jetë i përkohshëm, por të gjitha palët kishin nevojë për të (VIDEO)

“Ligji i dekriminalizimit, i cili garanton integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, duhet të jetë i përkohëshëm sepse i vë njollë politikës shqiptare”, kështu deklaroi sot në një lidhje Skype për MCN TV, Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi.

Sipas tij, ky ligj që prej fillimit është bërë për të qenë i përkohshëm pasi shkel disa të drejta, ndërkohë që theksoi se ishte një ligj për të cilin të gjitha palët politike kishin nevojë.

Pëllumbi po ashtu gjatë intervistës foli edhe për rastin e Tom Doshit duke thënë se ai nuk është pjesë e Partisë Socialiste dhe se PS nuk ka asnjë përgjegjësi për listat e partisë së tij. Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste po ashtu deklaroi se PS do të marrë një numër më të madh mandatesh krahasuar me zgjedhjet e kaluara, pasi siç shprehet ai, në Tiranë preket lehtë ndryshimi i vizionit të PS.

Intervista e plotë e Pëllumbit:

Pëllumbi, dua ta nisim ketë bisedë me reagimin e fundit që ndoqëm nga kreu i grupit, Taulant Balla, i cili kujtoi se Tom Doshi është përjashtuar nga PS. Në fakt, gjatë këtyre ditëve, e kemi ndjekur ambasadoren amerikane, të lëshojë thirrje për mos lejuar kandidimine personave me probleme me ligjin në zgjedhje.  Çfarë garancish i jepni ju shqiptarëve që do mbani larg kandidimin këta persona?

Pëllumbi: Kjo është një temë që e kemi diskutuar dhe qëndrimi i Ballës është plotësisht i qartë. Doshi nuk është pjesë e PS, është pjesë e një partie tjetër dhe PS nuk ka asnjë përgjegjësi për listat e tyre. Ne për listat tona kemi ecur në tre drejtime, që një pjesë e deputetëve aktualë do të vijojnë të jenë, është një pjesë e re që aspiron dhe kemi edhe një pjesë nga platforma “deputeti që duam” që kanë aplikuar dhe dëshirojnë të ofrojnë mundësitë e tyre për vendin. Ajo që duhet të kuptojmë të gjithë është që ligji i dekriminalizimit është në fuqi dhe ndalon ata persona me vepra penale të kandidojnë. Secili mban përgjegjësi, por ne do të bëjmë më të mirën e mundshme për të nxjerrë një ekip të mirë.

Pak kohë më parë, PS u angazhua për të ngritur një komision të posaçëm për filtrimin e kandidateve. Çfarë u bë me ketë komison?

Pëllumbi: Ne kemi filtarat e strukturave tona. Kemi një grup të ri që aspiron dhe strukturat e PS kanë bërë punën e tyre për t’i kaluar nëpër filtra. Në fund fare do jetë kryesia ajo që do të thotë fjalën finale për 12 qarqet e vendit.

Ju e keni cilesuar te perkoshem ligjin e dekriminalizimit, a po paralajmeroni ndryshim te tij, nese PS fiton zgjedhjet?

Pëllumbi: Ligji i dekriminalizimit duhet të jetë i përkohshëm dhe unë kam folur për këtë sepse ai ligj shkel disa të drejta. Por të gjitha palët kishin nevojë. Por sa më shumë të zgjatet aq më shumë tregojmë se kemi nevojë për elementë të tillë. Strukturat tona kanë pjekurinë e nevojshme për të filtruar përfaqësuesit. Ai ligj duhet të jetë i përkohshëm sepse i vë njollë politikës shqiptare.

Flasim pak për organizimin e PS për zgjedhjet. Së pari, a ka një formë të re të organizimit të njerëzve në terren, si pasojë e një formule të re përmes së cilës do të dalin deputetet?

Pëllumbi: Në fakt ne e dimë që kushtet e pandemisë nuk na mundësojnë formën klasike të fushatave, për këtë arsye strukturat tona kanë qenë të përgatitura për të realizuar brenda kushteve takimet, por edhe online. Jemi duke punuar në të dy drejtimet, por shpresojmë të takojmë sa më shumë njerëz brenda kushteve të caktuara. Kemi një ngushtim orari dhe kjo na kufizon disi por këto kushte na bëjnë edhe ne të marrim vendime të caktuara. PS do bëjë gjithçka për të qenë pranë njerëzve, fushata jonë është duke u zhvilluar në kushte kufizuese, por jemi aktivë në të gjitha mundësitë që na jepen.

A mendoni se do të vazhdoni të ruani të njëjtin rezultat në Tiranë?A mendoni se puna e kryebashkiakut të Tiranës mund të ketë efekt penalizues në vota?

Pëllumbi: Në Tiranë ne mendojmë se do marrim një numër mandatesh më të madh se në zgjedhjet e kaluara. Në Tiranë preket ndryshimi i vizionit të PS dhe të gjitha këto besojmë që në mënyrë të veçantë do të na japin rezultat të kënaqshëm.

A mund të themi se jemi në prag të dështimit të votës së emgirantëve? Pra në prag të dështimit të një prej premtimeve kyçe të PS?

Pëllumbi: Nuk do të doja ta përdorja këtë term sepse do vijojmë të ngulim këmbë që të bëhet e mundur vota e emigrantëve. Organizimi i saj kërkon parapërgatitje dhe ne vijojmë të ngulim këmbë në të.

Cili nga modelet e fletëve të votimit do të zgjidhet?

Pëllumbi: Nuk ka shumë rëndësi, mjafton të jetë i thjeshtë dhe i saktë. Të zgjidhet ai variant që qytetari të zgjedhë në mënyrë të qartë atë që preferon.

A do mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste përpara zgjedhjeve të 25 prillit?

Pëllumbi: Jemi duke e parë këtë mundësi në kushtet që na lejon pandemia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy