Komisioni i Ankimimeve dhe Ankesave ka vendosur në mbledhjen e sotme rinimërimin e votave në qarkun e Fierit.
Pas Tiranës, Fieri është qarku i dytë ku do të rinumërohen votat e të gjitha Qendrave të Votimit.
Vendimi u mor me unanimitet pas kërkesës së bërë nga dy anëtarët demokratë Ledio Braho dhe Elvis Cefa.
Më vendimin e sotëm do të rinumërohen si votat për partitë edhe ato për kandidatët preferencialë.
Rinumërimi për qarkun e Fierit, do të bëhet pasi të përfundojë ai për qarkun e Tiranës.



