Përvjetori i grevës së Trepçës, Peci: Nga keqtrajtimet dhe burgosjet doli në sipërfaqe UÇK (VIDEO)

Përvjetori i grevës së Trepçës, Peci: Nga keqtrajtimet dhe burgosjet doli në sipërfaqe UÇK (VIDEO)

Ish-minatori Isuf Peci, në 34-vjetorin e grevës tetë ditore së minatorëve të Trepçës në Kosovë së nisur më 20 shkurt 1989 në galeritë e minierës së Stari Tërgut, kujtoi se në 17 nëntor 1988 u bë marshimi i parë drejt Prishtinës.

Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv, ai tha se gjatë marshimit bënë të ditur se nuk do të mbajnë presionet që ka dhënë sistemi komunist me në krye Sllobodan Millosheviç.

Kur jemi kthyer nuk na janë përgjigjur. Më tej në 20 shkurt të vitit 1989 jemi futur në grevë, kur do bëhej ndërrimi i tretë u deklarua se nuk do të bëhet ndërrimi i tretë.

Ne kemi bërë publike 10 kërkesa. Mes tyre kërkuam dorëheqjen e liderëve pro serbë.

Në atë grevë na ka mbajtur morali dhe kemi pasur besimi te njeri tjetri se e kemi ditur për çfarë kemi hyrë në grevë, vetëm mos të realizohej sistemi komunist me në krye Millosheviç.

Ka qenë vështirë, lagështi, miniera prodhon sëmundje dhe blozë, por i kemi përballuar.

Lidhur me periudhën para nisjes së grevës, deklaroi se mes tyre ka pasur dhe serbë, por se kurrë nuk kanë folur, por kanë inçizuar për shërbimet sekrete të sistemit komunist.

Aty kanë filluar dhunimet, burgosjet, keqtrajtimet, kemi parë se nuk kishim rrugë pa hyrë në grevë. Ndër nismëtarët ka qenë Azëm Vllasi, anëtar i kryesisë së Jugosllavisë.

Ka pasur disa që na kanë përkrahur dhe të tjerë nga frika nuk na kanë përkrahur. Kanë qenë nën presion, por populli na ka dhënë forcë.

Po mbrohej liria e Trepçës dhe kroatët dhe sllovenët i falenderojmë, kanë qenë dora e djathtë e jona, republikat e tjera nuk na kanë përkrahur.

Arritja më e madhe ka qenë se atë vit i kemi dhënë stop sistemit komunist të Millosheviç.

Me dhunë na kanë kthyer në vendet e punës, por prej atëherë kanë qenë gjithmonë duke na burgosur dhe diskriminuar. E pati efektin e vetë.

Mbas greve filluan burgosjet, keqtrajtimet, largimet, prej nga doli në sipërfaqen e saj UÇK.

Ka pasur disa mesazhe nga Shqipëria, por në atë kohë ka qenë sistem njëpartiak. Kishin frikë.

Ka qenë i mbyllur kufiri. Ka qenë si përkrahje me zemër, na kanë dashur 90%, por ndoshta nuk kanë mundur të na ndihmojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy