​Shënohet 9-vjetori i Pavarësisë së Kosovës

​Shënohet 9-vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Sot shënohet 9-vjetpori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për nder të kësaj dite do të ketë aktivitete të ndryshe në të gjitha komunat e Kosovës. Për dallim nga vitet tjera, gjatë ditës së sotme nuk do të marshojë FSK-ja, po ashtu do të ketë më pak aktivitete.

Dje Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne, kurse po dje në mbrëmje, Presidenti i Kosovës, Hshim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, kanë organizuar një pritje për korin diplomatik të akredituar në Prishtinë dhe të ftuar të tjerë. Ndër mysafirët e vetëm në Prishtinë ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili mori pjesë në dy ceremonitë.

Nëntë vite më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Republikës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira e shqiptarëve për të fituar pavarësinë. /KosovaPress/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy