Gazetari Gerti Çarçani tha se është i gabuar perceptimi që s’ka Zot ta rrëzojë Armand Dukën nga drejtimi i FSHF-së. Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Çarçani tha se nga informacionet që ka Kategoria Superiore është në mbështetje ‘en-bloc’ për kreun e FSHF.
Misioni i UEFA-s është faktmbledhës dhe konstatues për ndërhyrjen e politikës. Erioni e ka etiketuar beteja e jetës. Unë e kam ftuar, komunikojë me WhatsApp, nuk marr më përgjigje. E kam ftuar në studio të jap argumentet e betejës së jetës, por shoh që ka vetëm stepje dhe heshtje. Retorika bëri dëm. E frustroi komunitetin e futbollit, e intimidoi dhe shantazhoi. Rudi Vata është ish-kapiteni i ekipit kombëtar. I përket familjes së futbollit, por Erioni vet personalisht e argumentonte përfshirjen në fushatë si aksioner i Tiranës. Por është aksioner me 36 për qind. Aksioneri kryesor është Refik Halili. Kategoria Superiore është në një suport agresiv me presidentin aktual. Një suport en-bloc. E keni si perceptim që të vijë Zoti dhe nuk e rrëzon dot. Nuk e mendoj kështu. Unë mendoj se kandidaturat s’kanë qenë në nivelin e atillë për të rrezuar një investim si Armand Duka, që është pjesë e tryezës evropiane të futbollit. Armando është i vështirë të mundet me votë. Ama komuniteti i futbollit kur bën rregullat e lojës nuk i futet me imtësi dhe lupë amendimeve statuore”, tha Çarçani.



