Amnistia, Basha: Pazar i ndyrë, interpelancë urgjente me Manjën

Amnistia, Basha: Pazar i ndyrë, interpelancë urgjente me Manjën

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi në hyrje të Kuvendit ku mbahet seanca e sotme parlamentare se ajo që u ngrit si shqetësim për amnistinë penale, tregon se ka qenë një plan i mirëfilltë.

Ai tha se nëse në rastin e projektligjit të parë, amnistia u konsultua me SPAK dhe prokurornë, në rastin e dytë u përjashtuan.

Ulsi Manja dhe Partia Socialiste kanë pasur një interes, kanë mbajtur më gjatë me në burg 3 muaj përfituesit, duke liruar 80-100 persona të dënuar për korrupsion, kjo nuk do të ishte e mundur pa bashkuar votat me një grup deputetësh nga Partia Demokratike.

Ne kemi kërkuar interpelancë urgjente me Ulsi Manjën.

Partia Demokratike dhe çdokush i dalë nga PD nuk mund të përzihen dhe përfshihen në këtë pazar të ndyrë që ka për qëllim lëshimin e zyrtarëve të arrestuar për korrupsion nga SPAK dhe të dënuar nga GJKKO.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy