Reforma zgjedhore, Soko: E gjithë loja e Bashës u bë për një tender 15 mln euro

Reforma zgjedhore, Soko: E gjithë loja e Bashës u bë për një tender 15 mln euro

Pano Soko, ekspert i ekonomisë, i ftuar në emisionin "Në Fokus", në TvT, u shpreh se vendi tashmë nuk ka shpresë, pasi sipast tij e gjithë loja e Bashës për reformën zgjedhore u bë për një tender. Sako i referohet tenderit të kërkuar nga përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, që ka të bëjë me identifikimin biometrik.

“Kjo është rënia e një shteti institucional. Është kulmimi i një Shqipërie të trishtë ku institucionet janë rrëzuar dhe janë zëvendësuar me tavolina pazaresh. Duket sikur aty po zgjidhet çështja e Donjetskut, por aty u përcaktua fati se në zgjedhjet e 2021 do bëhet një tender nga zëvendës drejtori i Partisë Demokratike. Ata ishin duke kërkuar që të shkruhej në ligj për procedurat e tenderit dhe përgjegjësi për këtë do të ishte zëvendësdrejtori i KQZ, që do të ishte nomeklaturë e PD-së. Kjo nisi me lënien e mandateve të deputetit dhe duke braktisur zgjedhjet. E bëri Edi Ramën pronar të vendit sepse varet nga vendimet e Këshillit Bashkiak. E kanë bërë mbret dhe feudal në pikëpamjen e pronësisë. Në fund, e gjithë kjo na doli për një tender për 15 mln euro për identifikimin biometrik, që në vetvete vlen vetëm 2-3 mln euro. Në këtë mënyrë, na treguan se zgjedhjet e vjedhura nga droga, nga mafia vlejnë sa ky tender. Lul Basha a tregoi se deri më tani problem kishte qenë gishti, identifikimi biometrik. Pra loja u bë për tenderin”, u shpreh Sako.

Eksperti i ekomisë foli edhe për çështjen e listave të hapura, për të cilat është disktuar në Këshillin Politik për reformën zgjedhore. Sako tha se Ramës i interesojnë listat e mbyllura, pasi në këtë mënyrë bën pazare për vendin e deputetit.

“Pritej që listat e hapura të mos merren seriozisht. E para, listat e mbyllura i garantojnë Edi Ramës një vizatim sa më të përafrët të Parlamentit që do të ketë ai, deputetëve që do të ketë ai. T'i emërojë. E dyta listat e mbyllura janë një biznes i mirë për Edi Ramën për tregtimin e vendeve në Parlament. Listat e mbyllura kanë nxitur një formë të re biznesi, të vendeve në Parlament. E treta listat e mbyllura sigurojnë paprekshmërinë,”-u shpreh Sako.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy