
Duke filluar nga ora 17:30, do të luhet sfida miqësore mes Shqipërisë dhe Armenisë, në stadiumin "Air Albania".
Pak minuta para sfidës, janë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide.
Në portë do të luajë Elhan Kastrati ndërsa në mbrojtje luajnë Kumbulla, Bajrami dhe Mihaj, të cilët do të ndihmohen nga krahët, me Lenjanin në të majtë dhe Hadroj në të djathtë.
Në mesfushë do të luajë nga minuta e parë Kristjan Asllani, Qazim Laci dhe Çokajt. Në sulm shansi i madh për Skukën për të rikonfirmuar veten pas minutave të pakta por të mira ndaj Italisë. Ndërsa partneri i tij do të jetë Ernest Muci duke qënë se Broja dhe Uzuni tanimë e kanë lënë grumbullimin pas ndeshjes me Italinë.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Berisha, Mihaj, Kumbulla, Bajrami, Hadroj, Laçi, Asllani, Çokaj, Lenjani, Skuka, Muçi.
ARMENIA: Buçnev, Voskanianian, Harojan, Mkritçjan, Grigorjan, Hartjunjan, Dashjan, Hovhanisjan, Bçakhçjan, Babajan, Shaghojan.



