
Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën.
Një mesazh i tillë publik bëhet nga deputetja Marjana Koçeku, drejtuar anëtarëve të fisit Bajri në Shkodër, katër ditë pasi deklaroi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe qëndrimin në Parlament si e pavarur.
Në këtë formë Koçeku, e cila ka dalë hapur pro protestës kundër projektit në Zvërnec, pretendon se familja e saj është përballur me kërcënime.
Një ditë më parë Koçeku sfidoi Kryeministrin Edi Rama që të shpërndajnë parlamentin, të shkojnë në zgjedhje të parakohshme dhe të matin forcat.



