Një tjetër drejtor i Ramës jep dorëheqjen, reagon kryeministri: Reforma nuk ndalet Vetingu nuk shmanget

Një tjetër drejtor i Ramës jep dorëheqjen, reagon kryeministri: Reforma nuk ndalet Vetingu nuk shmanget

Vetëm pak orë nga dorëheqja e drejtorit të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni, një tjetër drejtor jep dorëheqjen.

Kreu i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Arben Seferi ka paraqitur dorëheqjen pranë Kryeministrit. Dorëheqja e tij vjen pas akuzave politike të opozitës.

“Më kanë etiketuar si person me anësi politike. DSIK do të ketë rol në reformën në drejtësi. Ata që i tremben reformës duan justifikime për t’a bllokuar me çdo kusht” është shprehur Seferi.

Për të njëjtat arsye më herët u dorëhoq edhe drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave. 

Dorëheqja e dy zyrtarëve është komentuar edhe nga kryeministri Rama.

“Flm 2 drejtuesve që u dorëhoqën për t’u hequr çdo alibi kundërshtarëve të Reformës në Drejtësi!Reforma nuk ndalet Vetingu nuk shmanget”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy