Koronavirusi mbyll një nga minierat më të mëdha të arit në botë

Koronavirusi mbyll një nga minierat më të mëdha të arit në botë

Grupi AngloGold Ashanti ka pezulluar përkohësisht punën në minierën e arit Mponeng në Afrikën e Jugut, për shkak të koronavirusit.

164 raste të reja u konstatuan pas kryerjes së 650 testimeve te punonjësit e saj që nga e enjtja e kaluar.

Ndërkohë, disa të tjerë mbeten për t’u verifikuar.

Miniera Mponeng është një nga më të mëdhatë në botë dhe gjendet në Gauteng të Afrikës së Jugut.

Shtrihet në mbi 4 kilometra  nën sipërfaqen e tokës dhe është gjithashtu aktualisht miniera më e thellë në botë nga niveli i tokës.

Udhëtimi nga sipërfaqja deri në fund të minierës zgjat më shumë se një orë.

Mbi 5400 ton shkëmb të përpunuar në ditë, duke llogaritur një çmim prej 19.4 dollarë për një gram ar, minierës i duhet të nxjerrë vetëm 10 gram ar për ton të përpunuar që të jetë fitimprurëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy