GRUSHT SHTETI NË TURQI, QEVERIA: JANË GULENISTË

GRUSHT SHTETI NË TURQI, QEVERIA: JANË GULENISTË

Ndërkohë që pak më parë Presidenti turk Erdogan u drejtohej turqve se po përballen me një grusht shteti nga një minorancë e ushtrisë turke dhe se do të arrihej të zmbrapsej, qeveria ka bërë një tjetër deklaratë. Sipas The Guardian qeveria turke ka dal me një deklaratë për shtyp ku ia adreson grushtin e shtetit fraksioneve guleniste.

 

“Kjo është një orvatje për grusht shteti nga ana e “lëvizjes Gulen”, e cila njihet ndryshe edhe si “Gulenistët”, e përgatitur në  muajt e fundit. Organizatorët e këtij grushti shteti kanë thyer zhinxhirin e komandës së ushtrisë turke” – deklaron një burim pranë Presidencës turke.

 

Nga ana tjetër Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry gjatë vizitës së tij në Moskë u tregua i rezervuar me komentet mbi atë që po ndodh në Turqi por foli për një “vazhdimësi”.

 

“Shpresoj për një gjendje stabiliteti, paqeje dhe vazhdimësi në Turqi” – u shpreh Kerry nga Moska.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy