
Protestuesit e ardhur nga jugu dhe juglindja po grumbullohen në sheshin “Nënë Tereza”. Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati deklaroi për mikrofonin e MCN Live se kjo protestë nuk po bëhet vetëm për përfshirjen e Ramës në skandalin me Mcgonigalin, por edhe për situatën ekonomike, vjedhjet dhe korrupsionin e lartë që ka përfshirë vendin.
Protesta është bërë e ditur që organizohet jo vetëm për shkak të Mcgoniogal-it ku kryeministri ka korruptuar një zyrtar të lartë për të shkatërruar opozitën , por dhe për arsye të tjera si ekonomia, korrupsioni , vjedhjet. Jemi mbledhur për të protestuar, për t'i treguar edhe ndërkombëtarëve që ky vend ka zot dhe ne do i dalim zot vendit. Ky është vetëm fillimi i një sërë protestash që do zhvillohen deri në largimin e qeverisë.
Si frikacak Rama edhe mund të mos vijë, shqiptarët e kanë parë që i shmanget përballjes më të vërtetën. Parlamenti ka hyrë në një rrugë pa kryer. Në atë Parlament janë kaluar akte pa diskutim. Nuk ka më vlerë. Ka mbetur ta shembin t’ ia japin lali Erit. Do përdorim mjetet ligjore dhe protestat.



