Apeli i GJKKO lë në burg Erion Veliajn.
Gazetari Arsen Rusta bëri me dije përmes një lidhje "Skype" me studion e MCN Live se biznesmenit Elaman Abule i është ndryshuar masa e sigurisë nga 'arrest në burg' në 'arrest në shtëpi'.
Veliaj mbetet në qeli deri në përfundim të hetimeve me kërkesë të SPAK, ndërsa biznesmenit Elman Abule i kanë ndryshuar masën e sigurisë, nga 'arrest në burg' në 'arrest në shtëpi'.
Ka mbetur e pandryshuar masa për 3 biznesmenët e tjerë ndërsa lënin në fuqi ka shpallur gjyqtari Pëllumbi edhe për asetet e kompanive dhe organizatave jofitimprurëse të drejtuara nga Ajola Xoxa. Ka qenë një seancë maratonë. Ishin provat e reja të SPAK që mesa duket kanë ndikuar tek gjykata për të rrëzuar kërkesën e Veliajt për ndryshim mase.
"Miratimin e vendimit Nr. 7 Akti, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin Nr. 14, datë 12.02.2025, të kësaj gjykate, me këtë ndryshim:
Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, e vendosur për personin në hetim E.A., me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i këtij Kodi;
Urdhërohet personi nën hetim E.A. që të mos largohet nga banesa e tij, e cila ndodhet në “***”, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton;
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E.A. nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.
Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij”, thuhet në njoftimin për media..



