Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se në Gjermani ka pasur ndëshkime të ashpra për mjekët që kanë falsifikuar certifikatat e vaksinimit.
Ajo tregon se gjobat variojnë nga 50 deri në 100 mijë euro për mjekët e dënuar me vendim gjykate, ndërkohë që disa prej tyre kanë humbur të drejtën e ushtrimit të profesionit.
INTERVISTA E PLOTË
Znj. Dollenberg, është një fenomen që po merr rritje, si procedohet në të tilla raste, dhe konkretisht në Gjermani?
Aurora Dollenberg: Faktikisht edhe në Gjermani ka pasur tendenca të tilla sidmos te mjekët dhe pacientët që nuk janë gjermanë, nga vendet arabe apo të Afrikës së Veriut, kanë pasur tendencën t’i falsifikojnë, por edhe strukturat e kontrollit kanë qenë aktive dhe mjekët kanë marrë gjoba të rënda, deri në heqjen e të drejtës së profesionit.
A ka shumë raste të tilla që marrin certifikatë false dhe çfarë parashikon ligji aty?
Aurora Dollenberg: Gjobat kanë variuar nga 50-100 mijë euro për mjekët që janë dënuar me vendim gjykate, që kanë dëmtuar shëndetin e popullatës duke shkelur ligjin e infeksionit. Nëse është parë që i ka kaluar 10 raste është cilësuar dëmtim me qëllim dhe në këto raste i është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit.
Ka patur disa raste kur banorët pretendojnë se e kanë marë certifikatën në mënyrë të regullt por nuk ju njihet barcod kur kanë shkuar jashtë. Pse ka ndodhur kjo?
Aurora Dollenberg: Në Gjermani barcod-in e certifikimit e japin farmacitë, ne mjekët nuk merremi me këtë procedurë sepse është diçka teknike. Ka pasur raste kur farmacia ka bërë gabime dhe janë përhapur këto certifikata, por kur është dalluar që barcod-i nuk është i vlefshëm kanë marrë sanksione ekonomike dhe janë dëmshpërblyer pacientët.
Znj. Dollenberg si pop vijon përhapja e Omicron dhe vfarë parashikohet në studimet e fundit?
Aurora Dollenberg: Omicron vazhdon të mbetet variant dominant, rastet e reja janë 100 për qind nga Omicron, kemi identifikuar edhe nën variantet e para që janë edhe më infektues se Omicron-i. Vdekshmëria dhe përqindrja e pacientëve në spital është me tendencë ulëse. Përhapja e Omicron-it në popullatë ka edhe efektin pozitiv që është imuniteti i popullatës. Kemi aritur që 70 për qind të popullatës ta vaksinojmë me dy doza, dhe 50 për qind kanë marrë dozën e tretë. Më shumë se 60 për qind e prindërve gjermanë kanë vendosur t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me Biontech. Ndërsa për moshat e vogla përqindja e vaksinimet mbetet e vogël.



