
Blendi Fevziu i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për polemikën e ashpër me Arlind Qorin në emisionin e tij, i cili e akuzoi se nuk e fton në program pasi nuk duhet të flasë ndaj oligarkëve.
Fezvziu tha se qori erdhi dhe tha diçka që nuk qëndronte, por nëse ai kërkon falje dhe pranon se nuk e ka me mua patjetër që mund ta ftoj sërish në emision.

Kur unë po shihja telefonin në pushim, dhjetëra mesazhe që thoshin gjërapër Arlind Qorin. Unë kur nuk e vërtetoj diçka nuk flas. Unë mbaj përgjegjësi për veten time dhe çdo njeri përgjigjet për punën e tij. Unë e kam marrë Qorin kur e kam parë të arsyeshme.
Unë nuk bëj as gazetë dhe as lajme. Kam një rrjet social paralel. Interesi publik është instinkt që kam. Unë kam shmangur politikanët nga studiot. Nuk më ka thënë njeri mos merr Arlind Qorin në studio.
Në shtator 1998 kur ika nga TVSH kur e kisha pagesën pesë herë më tepër se Klan, pse ika? Nuk kisha as të ardhura as gjendje. Çfarë do të them? Që është faji im? Po mbylla unë emisionin bëhet media më e mirë?
Media ka 1001 mëkate po ku jeton kjo media në këtë ishullin komplet të mrekullueshëm, po biznesi, politika si është në këtë vend, këtë media politika e ka deformuar në këtë mënyrë.
Politika ka ndikim mbi median. Në media ajo që është vërtet e frikshme është gjobëvënia. Unë me median e kam mbyllur në përgjithësi qëkur kanë filluar të vijnë kasetat e gatshme. Arlind Qori do të jetë sërish i ftuar në emisionin tim vetëm nëse më kërkon falje dhe të thotë se nuk e ka personale me mua.



