Dorëheqja e Johnson, Bajra: Fund i paralajmëruar, fragmentarizoi konservatorët

Dorëheqja e Johnson, Bajra: Fund i paralajmëruar, fragmentarizoi konservatorët

Një largim të pritshëm e cilësoi Emanuel Bajra, ekspert ekonomie në Londër, dorëheqjen e kryeministrit britakin, Boris Johnson.

Në studion e lajmeve, përmes Skype-it, ai tha se përgjatë viteve si kryeministër, Johnson i fragmentarizoi konservatorët dhe kjo e bën më të vështirë parashikimin për pasardhësin e tij.  

Ishte i pritshëm prej ditës së parë kur u bë kryeministër. Ai erdhi në pushtet si rezultat i referendumit të 2016-s. Një ditë para referendumit mori anën pro Brexit. Fitoi vota brenda partisë dhe popullaritet. Me të ardhur në pushtet, ne u futëm në pandemi. Pandemia ia ndryshoi trajektoren. Të gjithë e dimë për thyerjen e ligjit të Covid. Ajo që ndodhi ndërkohë gjatë viteve ‘20-‘21 ishte një çarje e Johnson nga konservatorët. Filloi ta shfrytëzojë karizmën për të krijuar një bazë solide kudo në Britani. Sot mund të thuhet se ka 14-16 milionë njerëz që e mbështesin. Ky është një epilog i tij, problemet filluan me thyerje të ligjit të Covidit, me jokonvencionalitetin. Ka krijuar fragmentarizim brenda konservatorëve dhe pritej edhe fundi i tij.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy