Gjykata e Elbasanit liron tre “spiunët” e kapur në Uzinën e Gramshit

Gjykata e Elbasanit liron tre “spiunët” e kapur në Uzinën e Gramshit

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga paraburgimi dy rusët Svetlana Timofevaa dhe Mikhail Zorin si dhe ukrainasin Fedir Alpatov, të akuzuar për incidentin në uzinën e armëve në Gramsh vitin e kaluar.

Gjykata pasi refuzoi ekstradimin e Svetlana Timofoeva drejt Rusisë, e liron nga burgu me kusht detyrimin për te mos u larguar nga Shqipëria. Për Mikahil Zorin ka caktuar arrest ne shtëpi dhe për Fidel Alpatov detyrimin për te mos u larguar nga Shqipëria.

Shkak për lirimin me kërkesë të akuzës, është bërë mbarimi i afateve të paraburgimit, ndërkohë që prokurorisë nuk i ka mbërritur ende ekspertiza që lidhet me pajisjet fotografuese dhe ato të vëzhgimit me të cilat u ndaluan pranë uzinës së Gramshit në gusht 2022.

Ata po mbaheshin në paraburgim, pasi u kapën duke filmuar objektet ushtarake në Gramsh, ku edhe sulmuan me spraj kimik dy ushtarët shqiptarë që po ruanin godinën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy