Durrësi, Vlora dhe Shëngjini me mungesë të rojeve bregdetare

Durrësi, Vlora dhe Shëngjini me mungesë të rojeve bregdetare

Ndërsa sezoni turistik ka nisur, problematikë në brigjet e Durrësit, Vlorës dhe Shëngjinit përbën mungesa e rojeve bregdetare.

Nga Durrësi gazetarja Ervina Garo raportoi për MCN Live se Bashkia Durrës po vepron me ritme të ngadalta, në raport të zhdrejtë me numrin e turistëve, pasi vetëm ditën e djeshme është miratuar vendimi për ndarjen e plazheve 70% për privatet dhe 30% publike.

Shumica e kullave të vrojtimit janë të boshatisura. Ose kur ka vrojtues, shërben për më shumë se një plazh, duke bërë që siguria të mbetet problematikë e hapur. Deri në këtë moment 40 persona kanë kryer kursin për roje plazhi, ndërkohë që në bregun e Durrësit janë 170 stacione plazhi. Situata paraqitet problematike për plazhet publike, ku pushuesit duhet të ruajnë vetë fëmijët e tyre nëse ka ndonjë rrezik në det.

Nga Vlora korrespondentja Ariola Hasani deklaroi se përgjatë vijës bregdetare në Vlorë, kullat e vrojtimit janë bosh dhe kjo bën që plazhet e Vlorës të jenë shumë të pasigurta për turistët dhe qytetarët vendas.

Ajo tha se stafi i ambienteve publike, por që nuk janë të trajnuar dhe certifikuar. 

Ndërsa pushuesit në det ngrenë shqetësimin se rojet e vrojtimit dhe pastërtia janë dy kushtet kryesore.

Sezoni ka nisur, por ujërat e zeza derdhen në det. Kullat e vrojtimit janë bosh. Nuk ka vrojtues. Edhe bashkia nuk është askund, në plazhin publik nuk ka as çadra as kosha. Ka lënë publik pjesën që është pisllëk dhe të mirën ia ka dhënë privatit. 

Nga Shëngjini, gazetari Juli Simoni nga Rana e Hedhin deri në Tale, janë vendosur disa kulla vrojtimi në hapësirat që menaxhohen nga privati, por edhe në këto kulla mungojnë totalisht vrojtuesit. 

Bashkia Lezhë ka nisur një aksion të gjerë në gjithë vijën bregdetare dhe elementët e sigurisë pritet të jenë në fokus dhe nuk do të lejohet shkelje e ligjit. Kullat e vrojtimit janë vendosur fiktivisht, por rojet mungojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy