Turistët do të kenë mundësi që gjatë këtij sezoni turistik të vizitojnë edhe ishullin e Sazanit. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Industrisë, Milva Ekonomi si dhe ajo e Mbrojtjes, Mimi Kodheli nënshkruan të mërkurën marrëveshjen e bashkëpunimit për lejimin e turistëve për vizita turistike në ishullin e Sazanit



