Tirana për të tretën ditë në protestë, bashkohen rrethet, përplasje me policinë/ -VIDEO

Tirana për të tretën ditë në protestë, bashkohen rrethet, përplasje me policinë/ -VIDEO

Për të tretën ditë me radhë qytetarët e Tiranës janë ngritur në protestë para Kryeministrisë kundër ngritjes së çmimeve të produkteve bazë, taksave dhe në mënyrë të veçantë, çmimit të karburantit.

Bashkë me qytetarë të thjeshtë, përfaqësues të shoqërisë civile, janë bashkuar edhe artistë, të cilët u shprehën se ndodhen në protestë për dinjitetin njerëzor dhe për të pasur mundësi për të ngrënë bukë.

Protestuesit pas fjalimeve të mbajtura para godinës së qeverisë, marshuan drejt qendrës së Tiranës, për të vijuar tek rrethrrotullimi i "Zogut të Zi", ku bllokuan qarkullimin.

Por paralelisht me protestën në kryeqytet, janë bashkuar edhe rrethet dhe konkretisht, Durrësi, Lezha, Bulqiza, Lushnja dhe Berati.

Protestave iu janë bashkuar edhe deputetë dhe ish-deputetë të Komisionit të Rithemelimit, ose siç njihen ndryshe përkrahës të Sali Berishës.

Situata më e tensionuar paraqitet në Durrës, ku protestuesit janë përplasur me policinë, madje ka pasur dhe arrestime, për shkak të bllokimit të rrugëve kryesore, siç mund të shihni në video.

Përleshje dhe arrestime ka patur edhe në Berat dhe Lezhë, për shkak të tentativave të uniformave blu, për të shpërndarë protestuesit.

Protestuesit e rretheve kanë bllokuar disa prej akseve kryesore në vend, por protestat në këto qytete kanë zgjatur pak më shumë se një orë, pasi policia i ka shpërndarë më tej qytetarët.

Kujtojmë se edhe gjatë ditës së sotme ka pasur protesta të vazhdueshme, të cilat kulmuan në Korçë, të cilat duken në shtim e sipër për shkak të çmimeve të papërballueshme.

Më konkretisht, protestuesit kanë bllokuar autostradën Lezhë-Shkodër, Rrugën e Arbrit, ata të Durrësit, Urën e Dajlanit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy