Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Saimir Tahiri, ka zhvilluar një takim me banorë të njësisë 6 në Kombinat. Gjatë fjalës së tij, Tahiri i është përgjigjur Ilir Metës, duke i bërë të qartë se fatet e Shqipërisë nuk mund të varen nga LSI-ja.
Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që në 25 qershor të lënë mënjanë pazaret e partiçkave dhe të votojnë Partinë Socialiste.
“Nuk e di a e dëgjuat dje Ilir Metën kur tha se në datë 26 do vihen në radhë për të marrë në telefon Petrit Vasilin. Mesa kuptova, ai donte të thoshte që te telefoni Petrit Vasilit do varet nëse Shqipëria do shkojë majtas apo djathtas. Ai ka të gjithë të drejtën të mendojë dhe të besojë që do ndodhë ashtu. Unë mendoj një gjë tjetër: te ai telefoni dhe te vota për LSI-në vështirësohet rruga jonë për Shqipërinë që duam. Vota për Partinë Socialiste i hap rrugën Shqipërisë që duam dhe besimit të qytetarëve se ky vend mund të bëhet një ditë’’, tha Tahiri.



