Hysen Stafa nga Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit tha në “Mcn Economy” se ankesat e konsumatorëve janë të ndryshme, nga cilësia e shërbimit, te mashtrimi, vjedhja nëpërmjet çmimeve dhe paketave. Stafa tha se kanë marrë ankesa edhe nga Ambasada Amerikane dhe Dhoma Britanike, lidhur me vjedhje të konsumatorit shqiptar.
“Ka pasur ankesa të vazhdueshme nga konsumatorët, jo vetëm sot që ka dy kompani, por edhe kur ishin 4 kompani. Secili nga këto kompani kishte ato problemet. Sot ka ankesa të vazhdueshme. Akoma ka zona që ka mungesë valësh që ndikon në cilësinë e shërbimit. Pjesa tjetër është mashtrimi, vjedhja, nëpërmjet çmimit dhe paketave të ndryshme. Nëse do marrësh një numër nga kompanitë dhe do kalosh në Koplik, në kufi me Malin e Zi, sapo të futen frekuencat e ketyre vendeve, nëse dikush të merr nga Shqipëria, do paguajë si personi që të merr, edhe pritësi i telefonatës, me një çmim marramendës. Kemi ankesa ku konsumatori mashtrohet çdo ditë”.
Stafa bëri me dije se abonentëve u zerohen paketat nëse ka mbaruar muaji edhe nëse s’i kanë konsumuar.
“S’është treg i konkurrueshëm, se po të ishe treg i konkurrueshëm institucionet do ndërhynin më shumë. Kur është monopol është e vështirë edhe për t’u hetuar, sepse është marrëveshje e fshehtë e tyre. Dy operatorët në treg kanë mundësi ndryshe të deklarojnë në reklamë, fletushkë, dhe ndryshe në arkë. Kush është matësi? Kush është garancia? Na vijnë ankesa. Kam edhe nga ambasada amerikane, Dhoma Britanike, ankesa konkrete, që thonë ja një model si vidhet konsumatori shqiptar”.



