Protesta e opozitës/ Balliu: Do të jetë paqësore, qytetarët nuk janë të dhunshëm, ata kanë një qeveri të dhunshme, e vërteta do të dalë në shesh (VIDEO)

Protesta e opozitës/ Balliu: Do të jetë paqësore, qytetarët nuk janë të dhunshëm, ata kanë një qeveri të dhunshme, e vërteta do të dalë në shesh (VIDEO)

Teksa sot në Tiranë ka nisur Samiti i BE-Ballkanit Perëndimor, në shesh ka nisur përgatitjet për mbajtjen e protestës së opozitës.

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu tha për mikrofonin e “MCN live”, se protesta do tjetër paqësore, dhe bëhet për t’i treguar Evropës se qeveria e Edi Ramës, ia ka bërë të gjithë krimet popullit.

Shqiptarët janë një popull evropian që fatkeqësisht kanë një qeveri antievropiane, antiperëndimore, qeveri putiniste, që do proceset e Blkanit të Hapur, e jo proceset e Berlinit.

Qytetarët do të dalin në shesh për të protestuar kundër qeverisë, janë ata që organizojnë, ata janë që do të shprehim të gjitha krimet që i janë bërë popullit shqiptar, nga vjedhja masive dhe korrupsioni masiv, nga inceneratorët, te 30 milion € metra rrugë dhe lidhja tejet e ngushtë vëllazërore e Edi Ramës, me krimin e organizuar.

Është protestë paqësore, qytetarët nuk janë të dhunshëm, ata kanë një qeveri të dhunshme.  

Imazhin e Shqipërisë e ka masakruar Edi Rama. Kjo është e vërteta. Ne po i tregojmë Evropës, për të rregulluar imazhin.

Ne duam politikat perëndimore dhe hajde të respektojmë demokracinë. T’i presësh evropianët me një protestë kundër një qeverie bandash, është nder dhe privilegj që të jetë aty. Protesta është kundër Edi Ramës dhe qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy